Kush nga banorët e BBV ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram”? Nuk do ta besoni kush e kryeson listën

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por cilët janë banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?

Bëhet fjalë për Jul Dedën, i cili është rritur me një mijë ndjekës në “Instagram” duke shkuar nga 444 në 445 mijë. Duket se Juli është aleat në lojë me Ledjonën, e cila është rritur me 1.2K ndjekës duke shkuar në 47.5 mijë.

Bardhi është rritur me plot 12 mijë, duke shkuar nga 300 në 312 mijë ndjekës. Kalojmë tek një çift i “BBV3”, Ilnisa dhe Meritoni. Të dy kanë pasur rritje me ndjekësit e tyre ku përmendim Ilnisën me një rritje prej 3.3 mijë ndjekësish dhe Meritoni me plot 17 mijë ndjekës më tepër.

Çifti i dytë i “BBV3”, Romeo dhe Heidi, të cilët duken se tashmë janë ndarë, kanë pasur që të dy rritje teksa kjo e fundit është rritur me 3 mijë ndjekës duke shkuar në 111 mijë, teksa partneri i saj ka shtuar 2K dhe tani numëron 324 mijë. Dy shoqet e afërta, Roza Lati dhe Rike Roçi, nuk kanë pasur të njëjtën rritje, teksa kjo e fundit ka shtuar 1 mijë, ndërsa Roza nuk ka ndryshuar duke numëruar sërish 827K.

Leave a Comment