‘Zjarri i Natës’, si ta kuptojmë dhe parandalojmë sëmundjen torturuese përpara se të jetë tepër vonë me… 🔗 Per ta lexuar keshillen e plote kIikoni tek komenti i parë 👇

Herpes zoster ose siç njihet në gjuhën popullore “zjarri i natës”, është një ndër patologjitë më torturuese, pasi manifestohet me dhimbje të forta në trup, temperaturë të brendshme dhe shpërthim të puçrrave në sipërfaqe të lëkurës. Zjarri i natës është një virus që e bën trupin të duket sikur ka marrë flakë. Ky virus nuk është ngjitës dhe prek më shumë moshat e treta si pasojë e rënies së imunitetit. Shenjat dhe simptomat e kësaj sëmundje shfaqen me:

· Djegie, dhimbje, shpim nën lëkurë natën

· Ndezje e lëkurës, skuqje, shfaqje e vezikulave të vogla të mbushura me ujë

· Kruarje natën dhe ditën pasi lezionet dalin mbi lëkurë

· Ethe në trup, dhimbje në stomak

· Dhimbje në zonën e herpesit, kokës, syve

· Dhimbje muskujsh, kyçesh, lodhje

Zonat më të prekshme nga herpesi ‘zjarri i natës’ janë zona e gjoksit, brinjët, shpatulla; zona e qafës dhe veshit, zona e ballit dhe syve; zona e faqeve dhe gojë–nofull. Sipas specialistit Merja ndërlikimet e mundshme të kësaj sëmundje mund të jenë: dobësi trupore, dhimbje gjoksi për 1-2 vite; dhimbje koke, veshi, probleme me dëgjimin; dobësim shikimi deri në verbim si dhe dobësim të muskujve në nofulla.

Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja rekomandon përdorimin e bimëve me veti të forta antivirale si rigoni, xhinxhër, qepë, hudhër, jamball, pelina e ëmbël, karafili, dëllinja, pisha, etj. Gjithashtu përdorimin e bimëve që rrisin rezistencën e organizmit si sanza, alkania ngjyruese, trëndafili i egër, ekinace, propolis blete dhe kremra antiviral.

Një trajtim i suksesshëm alternativ për zjarrin e natës – Në momentin e djegies dhe kruarjes natën, thotë Merja, veproni kështu:

· Lyeni zonën që djeg me antiseptik bimor duke e sprucuar në një zonë të gjerë.

· Pasi thahet vetëm në zonën që dhemb hedhim pika të propolisit me rigon dhe e përhapim lehtë me dorë. Pasi thahet propolisi përdorim krem puçrrash. Këto trajtime bëhen 2 herë në ditë.

· Pini çaj antiviral 2-3 gota në ditë para buke

· Pini propolis me rigon 3 x 10 pika në ditë pas buke

· Pini vaj harmonia 2 x 4 pika në ditë pas propolisit me rigon

Ndërsa nuk harroi në fund të bisedës, të jepte dhe një recetë që të gjithë mund ta bëjnë vetë në shtëpi, një antiviral i mrekullueshëm:

· Grijmë hollë 1 qepë të kuqe, 60-80 gr xhinxhër, 10-12 thelpinj hudhër. I hedhim në një kavanoz, shtojmë 1 lugë supe jamball dhe 6-7 lugë gjelle mjaltë. I përziejmë mirë dhe konsumojmë 2-3 lugë supe në ditë para buke.Shqiptarja.com

Leave a Comment