144 aktorë nënshkruajnë peticionin: Të fshihet video e Elia Zaharias dhe Princ Lekës

Një listë me 144 aktorë, duke nisur nga Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Roza Anagnosti, Luiza Xhuvani e të tjerë emra të rëndësishëm, janë publikuar në profilin e “Facebook” të Zamira Kitës.

Aktorët kanë prezantuar një kërkesë për Autoritetin e Mediave Audiovizive, për të fshirë video-skandalin e Elia Zaharisë me Princ Lekën, që ka bërë xhiron e mediave jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë.Hap Pamjet Me Poshte!

Ky 8 MARS, do të ishte ironikisht “ideali” për të folur për të drejtat e grave.

Kemi 48 orë që shohim sesi po i bëhet një gjyq publik një gruaje, një nëne, një artisteje, një aktoreje, që po përballet me një periudhë të vështirë familjare.

Kush prej jush që po e lexon këtë shënim nuk ka provuar të shohë veten në një moment dobësie, konflikti, apo nuk ka thënë një fjalë më shumë, kush prej jush nuk është lënduar, zhgënjyer nga ai që ka dashur më shumë, le të hedhë gurin e parë!

Video e bërë publike ku duket aktorja Elia Zaharia, që po ushqen me klikime portale e disa media, kërkon me urgjencë reagimin e AMA-s institucionit që ka përgjegjësi të plotë për fshirjen dhe bllokimin e saj.

Shoqëria e internetit është tashmë një shoqëri e kontaminuar dhe që askush nuk ka kontroll mbi të, por do t’ju luteshim si njerëz, secili individualisht ta fshijë një koment negativ, dhe kështu, pikë-pikë mund të jemi duke kontribuar për një shoqëri më të mirë.

Nesër mund të jesh ti protagonisti i kësaj fushate të cënimit të privatësisë dhe imazhit!

Megjithë këtë baltë komentesh të hedhur mbi një grua, falenderojmë të gjithë ata që nuk janë bërë pjesë.

Advertisements

Është e thjeshtë të jesh spektator, duke parë dhimbjen dhe jetën e tjetrit, por le të bëhemi nga ky 8 MARS, aktorët e një ndryshimi për mirë!

Leave a Comment