E papritur/ Këngëtarja e njohur rikthehet sërish në ‘BBV3’

Këngëtarja e njohur, Fifi do të rikthehet sërish në shtëpinë e Big Brother Vip, por këtë herë jo si lojtare, por për të suprizuar banorët.

Artistja do të performojë një koncert gjatë prime-t të mbrëmjes së sotme në shtëpinë e BBV.Hap Pamjet Me Poshte!

“Fifi rikthehet sonte në BBV! Një koncert surprizë për banorët dhe për çdo teleshikues”, shkruhet në postimin në faqen zyrtare.

Fifi ka qenë pjesë e Big Brother Vip 1, por këngëtarja braktisi garën për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Këngëtarja mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e BBV, pas incidentit që i ndodhi ku humbi ndjenjat gjatë spektaklit.

“Banorë unë kam vendosur të largohem nga shtëpia e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten time. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë, s’kam mundësinë të flas atë që mendoj tani. Kam nevojë të dal jashtë, të merrem me veten (qan)”, tha ajo teksa i komunikoi vendimin e marrë banorëve, me të cilët ndante shtëpinë.

Leave a Comment