Aktorja më e paguar e serialit? Rrëfehet si asnjëherë më parë Jonida Vokshi, zbulon pse është zënë me Elvanën dhe Ermal Mamaqin

Jonida Vokshi e ftuar në “S’e luan topi”, tregon nëse është apo jo aktorja më e paguar e serialit H.O.T.

Gjithashtu moderatorja foli edhe për të vërtetën e sherreve me Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën.

Është e vërtetë që je aktorja më e paguar në H.O.T?

Jonida: Nuk e di nëse është e vërtetë, sepse nuk e di sa janë paguar të tjerët

Po me Ermal Mamaqin si shkon? Me kanë thënë që jeni zënë?

Jonida: Jo vetëm me Ermalin, në proces pune me kolegët edhe zihemi, për të mirë të procesit të punës. Unë Ermalin e kam mik shumë të vjetër. Është një vëlla shumë i mirë për mua.

Jonida: Me Elvanën më së shumti. Zënkat me të ndizen dhe shuhen shumë shpejt. Jemi të dyja shumë pasionante në shprehjen e mendimeve, në reagime dhe situata. Ne e dimë se kush e ka bërë gabimin.

Ermali i bëri edhe një surprizë Jonidës, në një videomesazh ai tha disa fjalë të ngrohta për mikeshën e tij.

Leave a Comment