“Do t’i kthej shqiptarët kundër”, Sara paralajmëron menaxherin e Bardhit: Do të shkatërroj figurën

Dalja e Bardhit nga shtëpia e BIg Brother Vip 3 ka krijuar një zhurmë të madhe në media. Vëllai i tij, mbrëmjën e së shtunës, i kërkoi Bardhit në transmetim të drejtpërdrejtë për të ndërprerë eksperiencën e tij pasi nëna nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore. Mirëpo Sara, e cila ishte e pranishme në studio, ngriti dyshimet se ajo ishte në dijeni të daljes së Bardhit, ku la të nënkuptohej se ky ishte një vendim i menaxherit të këngëtarit pasi ai dhe familjarët e tij nuk ishin dakord me marrëdhënien e tyre.

Pasditen e djeshme, Bardhi ka reaguar përmes një postimi të bërë në profilin e tij zyrtar në Instagram, përmes të cilit ka treguar gjendjen shëndetësore të nënës së tij.Hap Pamjet Me Poshte!

Teksa ka publikuar një foto të nënës së tij, e cila ndodhet në spital, e rrethuar nga aparaturat mjekësore, artisti ka shpjeguar se gjendja e saj është më mirë.

Ndër të tjera ai falënderon të gjithë ndjekësit për mbështetjen, ndërkohë u kërkon falje që doli para kohe nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Pranë teje në krejt rrethanat, ti je arsyeja me krejt meritat për djalin që unë jam! I lumtur që je më mirë! Falenderues për krejt njerëzit që më kanë shkruar për gjendjen shëndetësore të nënës! Kërkoj falje për krejt ata adhurues që u dëshpëruan nga dalja ime e parakohshme, por në fund të ditës shëndeti i gruas më të rëndësishme në jetën time vendosi ndryshe! Shihemi shumë shpejt”, shkroi Bardhi.

Gjithashtu një tjetër postim është bërë edhe nga menaxheri i tij, Jetmir Agaj, i cili u akuzua se ishte ai shkaku që Bardhi u largua nga shtëpia e BBV.

Teksa ka publikuar foton e nënës së Bardhit nga spitali, Jetmiri ka shkruar: “Famën ky e ka marrë më punë, me këngë, me sjellje jo me skandale. Por premtoj që kush mundohet të përdorë kështu lloj situatash, kam për t’ja dhënë famën por për të keq”.

Në një tjetër postim, ai shton:

“Eshtë cmenduri të përmendësh emrin tim, kur është në pyetje shëndeti i nënës së vet. Njerëz të sëmurë, psiqik, toksik, të kallur për famë, për vëmendje dhe lajme”.

Pas këtij postimi, ka qenë Sara ajo që nuk është përmbajtur aspak, duke paralajmëruar për herë të fundit Jetmirin, se nëse vijon këtë histori, ajo do të shkatërrojë figurën e tij vetëm me një postim.

“Jetmir Agaj, po duroj dhe po hesht vetëm për hatër të Bardhit. Nuk të kam asnjë borxh. Po mbaj në kurriz ofendime nga publiku, pa të drejtë, prej heshtjes por dije prap për hatër të Bardhit. Edhe një postim sulm ndaj meje, do të shkatërroj figurën dhe planet e tua vetëm me një postim dhe do kesh gjithë shqiptarët kundër. Dorëzohu, nuk arrite të na ndash, është me e fortë se ty. Boll kërkove vëmendje me zor”, shkruan Sara.

Në një tjetër postim, ish-banorja i ka kërkuar gjithashtu Jetimirt, i cili menaxhon profilin e Bardhit, që ta bëjë “follow” në Instagram dhe të mos ketë frikë pasi Sare ndjek në Instagram Bardhin por ky i fundit nuk e ndjek.

Leave a Comment