Horoskopi Ditor, E Mërkurë 13 Mars 2024

DASHI

Sot do dëshironi të qëndroni sa më pranë njerëzve të dashur dhe do mërziteni nëse ata ju largohen për ndonjë moment. Nëse keni një lidhje do bëni çdo gjë që do keni në dorë për ta mbajtur pranë partnerin. Mund të thoni edhe ndonjë gënjeshtër të vogël në mënyrë që ai të lërë gjithçka dhe të qëndrojë me ju. Ju beqarët me shume mundësi do filloni të bini në dashuri me një person, por do preferoni të prisni pak kohë para se të hidhni hapa. Në punë çdo gjë ka për të funksionuar si duhet dhe do arrini shumë shpejt atje ku dëshironi. Në planin financiar mund të bëni edhe gabime me pasoja për të ardhmen. Me shëndetin përpiquni të kurseni forcën tuaj mendore dhe fizike, kushtojini një ditë komunikimit me natyrën.

DEMI

Gjatë kësaj dite, të nxitur mjaft nga Plutoni, do merrni vendime radikale. Mirë është që të mendoheni paksa para se të veproni. Nëse keni një lidhje do ndiheni shumë më të çliruar se më parë. Do e kuptoni se keni bërë gabime dhe do mundoheni të tregoheni më të ëmbël me atë që keni në krah. Nëse jeni beqarë do vendosni më në fund t’i jepni përgjigje personit që ka disa kohë që ju ka bërë një propozim. Ju e dini më mirë se çfarë do i thoni. Sipas Horoskopit në punë gjërat nuk do ju ecin shumë mirë. Mund të vonoheni me projektet dhe mund të merrni kritika, megjithatë këto nuk janë arsye që ju të vendosni të ikni farë nga kompania. Shpenzimet duhet t’i kryeni me maturi. Për sa i përket shëndetit Një ditë e favorshme emocionalisht, mund të shmangni eksitimet e panevojshme dhe ankthin mendor. Horoskopi i shëndetit i këshillon Demit të mos jenë shumë të zellshëm në dëshirën e tyre për të arritur një formë fizike perfekte.

BINJAKËT

Sot duhet te jeni shumë herë më të kujdesshëm me hapat që do hidhni sepse çdo gabim i vogël do lërë pasoja në të ardhmen. Hëna tek Demi jep disa probleme shëndetësore: ka një probabilitet të lartë për inflamacion të bajameve ose përkeqësim të bajameve. Mos pini pije të ftohta, përpiquni ta mbani qafën të ngrohtë. Nëse jeni një lidhje, karakteri vullkanik mund të sjellë mosmarrëveshje të njëpasnjëshme. Për pjesën më të madhe të problemeve ka për të qenë faji juaj. Ju beqarët mos hidhni asnjë lloj hapi nëse nuk ndiheni të sigurt sepse vetëm sa do mërziteni. Në punë nuk do ju mungojë energjia, por duke nxituar mundet edhe të gaboni. Këshillat e miqve merrini për bazë sepse do ju ndihmojnë pafundësisht. Për financat do i merrni të gjitha masat që gjendja mos ketë tronditje.

GAFORRJA

Energjia e numrit 4 është e favorshme për shfrytëzime pune, ndaj mund të përfundoni të gjitha gjërat që keni grumbulluar së fundmi. Horoskopi i së nesërmes i kërkon Gaforres të mbyllë të gjitha borxhet dhe të përfundojë projekte e nisura. Hëna në bashkëpunim me Plutonin dhe ju bëjë më të logjikshëm dhe më të kujdesshëm sot. Nëse keni një lidhje do i përkushtoheni plotësisht partnerit dhe nuk do reshtni së ja shprehuri ndjenjat. Ai nga ana tjetër do ndihet më i plotësuar dhe do ju bëjë propozimin e pritur prej kohësh. Ju beqarët duhet të pranoni të dilni me disa kushërinj dhe miq të tyre sepse mund të takoni shpirtin binjak. Në punë do jeni të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe shumë të qartë për hapat që duhet të hidhni. Çdo gjë do ju ecë sipas planeve. Problemet financiare do i tejkaloni.

LUANI

Debatet me të afërmit do ju mërzitin shumë gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje nuk do mund të dashuroheni dot lirisht sepse do e keni mendjen diku tjetër. Po nuk folët me partnerin e po nuk u sqaruar mund të keni keqkuptime. Nëse jeni beqarë mund të filloni veçse lidhje komplekse sot kështu që mirë mos guxoni dhe bëni durim. Ndikimi i numrit 4 do t’ju ndihmojë të keni sukses në karrierë, por shumë do të varen nga ju. Horoskopi i së nesërmes i rekomandon Luanëve që të angazhohen nga afër në aktivitetet e tyre profesionale. Merrni kurse të avancuara trajnimi, ndoshta kjo do t’ju japë një nxitje për rritje të mëtejshme. Gjendja financiare do vijë duke u përkeqësuar dhe do ju duhet të prekni disa para të hequra mënjanë.

VIRGJËRESHA

Horoskopi i së nesërmes e fton Virgjëreshën të jetë jashtëzakonisht e vëmendshme ndaj çdo detaji: mos u mashtroni. Ekziston një probabilitet i lartë për të hasur në mashtrim, prandaj lexoni me kujdes çdo dokument. Mërkuri do ju bëjë shumë acarues gjatë kësaj dite dhe mund të kapeni me të gjithë. Nëse keni një lidhje nuk keni për t’u ndier asnjë moment mirë pasi partneri do preferojë t’iu largohet. Epo të gjitha gabimet që keni bërë këto kohë do e merrni më në fund një “shpërblim”. Ju beqarëve do ju rëndojë pafundësisht vetmia, por nga ana tjetër nuk do e ulni as hundën të jeni ju të parët që të hidhni hapa. Duke pritur nga të tjerët keni për të mbetur gjatë me atë status. Në punë do e keni programin shumë të ngarkuar dhe mezi do ju dalë koha për të përfunduar gjithçka. Financat do i menaxhoni si duhet dhe nuk do keni vështirësi.

PESHORJA

Sot do jeni gjithë kohës në lëvizje dhe aspak të përqendruar. Por mos u merzisni sepse, energjia e numrit 4 do t’ju ndihmojë të zhvilloni strategjinë e duhur të sjelljes. Nëse keni një lidhje nuk do ja dilni të flisni për disa gjëra të lëna pezull dhe që do kenë ndikim për të ardhmen. Duke u shfajësuar e duke gjetur justifikim për gjithçka nuk do fitoni asgjë. Sipas Horoskopi.vip ju beqarët do jeni arrogantë kështu që të gjithë do ju qëndrojnë larg. Nga ana tjetër në punë do jeni aq të zellshëm saqë kolegët do mendojnë se jeni robotë të pandalshëm. Ulni pak ritmin sepse përveçse do lodheni do nxitni shefat t’iu kërkojnë gjithnjë e më shumë. Paratë nuk do kenë as përmirësim e as përkeqësim.

AKREPI

Planetët do ju shtyjnë të eksploroni gjëra të reja sot. Do keni ide të mira dhe do jeni shumë të frymëzuar. Energjia e numrit 4 shoqërohet me durim dhe punë të mundimshme, ndaj kjo ditë është bujare me surpriza që lidhen me aktivitetet profesionale. Horoskopi i së nesërmes i premton surpriza të këndshme Akrepit. Ndoshta jeni duke pritur për një promovim ose një rritje rroge. Nëse keni një lidhje do ndieni aq shumë për partnerin saqë mund të anuloni edhe disa takime të rëndësishme për të qëndruar me të. Mbrëmja ka për të qenë e nxehtë dhe drithëruese. Edhe ju beqarët do jeni me shumë fat. Flirtimet e kohëve të fundit do japin rezultatet e shumëpritura. në punë, rrethanat do ju nxitin të jeni pak më të kujdesshëm, megjithatë nuk priten probleme serioze. Paratë do i menaxhoni gjatë gjithë kohës me përkujdes dhe largpamësi prandaj nuk do keni të papritura.

SHIGJETARI

Sot do e ndryshoni mënyrën e të shprehurit të ndjenjave dhe do jeni dëgjues më të mirë. Horoskopi i së nesërmes i premton Shigjetarit një surprizë të këndshme: një bonus të jashtëzakonshëm, promovim, përfundim të një transaksioni fitimprurës. Nëse keni një lidhje do jeni edhe më të afërt me partnerin dhe nuk do e vini më në pikëpyetje të ardhmen. Mes jush nuk do ndodhin debate. Nëse jeni vetëm do e keni të vështirë të hidhni hapa edhe pse do filloni të ndjeni shumë për një person. Në punë lufta për mbijetesë ka për të qene edhe më e fortë. Pengesat dhe vështirësitë do jene të shumta, por nuk duhet të dorëzoheni. Buxheti nuk do jetë shumë i trazuar, megjithatë më morë mblidhni para e mos shpenzoni.

BRICJAPI

Sot do keni nevojë të dilni nga rutina ku jeni futur dhe do dëshironi të argëtoheni e të kënaqeni. Për fat planetët dhe miqtë do ju ndihmojnë. Nëse keni një lidhje do jeni më të afërt me atë që keni në krah dhe do programoni dalje ndryshe në mbrëmje. Kudo që të shkoni do ndiheni mjaft mirë. Ju beqarët do keni dëshirë të joshni kurdoherë dhe mund të bini në gjurmët e personit të duhur. Në punë nuk do kënaqeni shumë nga ato që do arrini dhe do fajësoni gjithë kohës veten. Financat më në fund do fillojnë të stabilizohen pak e nga pak. Bëni durim dhe tregohuni largpamës.

UJORI

Sot nuk do dini kur dhe kujt t’i besoni, ndërkohë që gjithë kohës do keni nevojë të vlerësoheni për gjithçka bëni. Nëse keni një lidhje nuk do arrini dot të keni një marrëdhënie si e kishit ëndërruar. Do doni vëmendje absolute nga partneri kur ju vetë nuk do bëni asgjë për të. Ndryshoni sjellje sepse nuk keni për të shkuar askund kështu. Nëse jeni beqarë nuk do keni asnjë ndryshim sepse ju vetë nuk keni bërë asnjë përpjekje. Mos prisni që gjërat t’iu bien nga qielli. Në punë duhet të jeni të kujdesshëm. Mund t’iu jepen edhe detyra urgjente që duhen përfunduar brenda ditës dhe që do ju vënë nën presion. Financat fatmirësisht do jenë të stabilizuara.

PESHQIT

Para se të gjykoni të tjerët hidhini njëherë sytë nga vetja sot. Energjia e numrit 4 ka për qëllim shtëpinë, ose më saktë zgjidhjen e problemeve të përditshme, ndaj përgatituni të kaloni gjithë ditën në telashe. Nesër horoskopi këshillon Peshqit të mos marrin pushim nga puna: problemet e pazgjidhura nuk do të zhduken, por do të sjellin vetëm probleme shtesë. Nëse jeni në një lidhje do e keni të vështirë të ruani ekuilibrin e marrëdhënies. Në shumicën e rasteve do ju duket sikur jeni mbi tjetrin dhe mund ta lini pas dore atë. Po vazhduar gjatë me këtë sjellje keni për ta parë se ndarja do jetë e afërt. Ju beqaret mund të keni disa njohje, por pa ndonjë perspektivë. Në punë do doni të tërhiqni vëmendjen tej vetja dhe përherë do mendoni se jeni më të mirët. Mos u bëni dritëshkurtër sepse nuk do fitoni asgjë. Situata financiare do ketë goxha përmirësime.

Leave a Comment