Zbulohet kimikati që shkakton kancer në produktet kundër akneve

Një raport i fundit nga Laboratori i Pavarur Valisure ka zbuluar se produktet e trajtimit të akneve që përmbajnë peroksid benzoil mund të përmbajnë nivele të larta të benzenit, një substancë e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe e njohur për shkak të potencialit të saj kancerogjen, raporton “CNN”.

Ky zbulim u bë pas testimeve që treguan se kur këto produkte trajtohen në temperatura të larta për një kohë të gjatë, ato mund të prodhojnë nivele të larta të benzenit.

Peticioni i dërguar në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, Laboratori i Pavarur Valisure, kërkon tërheqjen dhe pezullimin e shitjes së produkteve që përmbajnë peroksid benzoil.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave është duke shqyrtuar kërkesën dhe do të japë një përgjigje. Ky njoftim vjen pasi “Valisure” ka zbuluar më parë benzen në produkte të tjera, duke nxitur shqetësimet për sigurinë dhe cilësinë e produkteve të përdorura në përditshmëri.

Kompanitë e përfshira, si Clearasil e Reckitt Benckiser, përgjigjen duke theksuar se produktet e tyre janë të sigurta kur përdoren sipas udhëzimeve të tyre./CNA

Leave a Comment