Futbollisti pëson atak kardiak në fushë, zemra i ndaloi për më shumë se një orë (video)

Sulmuesi i Future FC, Ahmed Refaat, pësoi një atak në zemër në fund të ndeshjes kundër Al-Ittihad Alexandria, ndeshje e vlefshme për Premier League egjiptiane.

Sulmuesi 30-vjeçar është trajtuar menjëherë nga stafi mjekësor i klubit, më pas është transportuar në spital. Megjithatë, gjendja e lojtarit nuk është aspak premtuese, siç thuhet në deklaratën e klubit egjiptian:Hap Pamjet Me Poshte!

“Lojtari Ahmed Refaat pësoi arrest kardiak për më shumë se një orë, pavarësisht disa përpjekjeve për reanimim. Ai u dërgua në spitalin ‘ZamZam’, para se t’i rifillonin rrahjet e zemrës. Gjendja e tij mbetet e paqëndrueshme”.

Leave a Comment