“Si peshku pa ujë”! Ish-banori i BBV, i zhgënjyer ndaj Romeos: E ka ulur veten, mbeti pa dashnore e pa miq!

Ilir Beqiri, ish-banori i BBV në një lidhje në Skype me “Breaking” në Top News, është shprehur i zhgënjyer nga loja e Romeos brenda shtëpisë.

I zhgënjyer sepse ai e njeh Romeon dhe karakterin e tij nga jashtë dhe nuk e priste që loja e tij të ishte kaq e ulët.

Ilir Beqiri: Për Romeon e kam shprehur, më ka zhgënjyer komplet si personazh, se duke e njohur nga jashtë me atë karakterin që ka Romeo dhe pastaj aty brenda hyn dhe bën veprime të tilla, më ka zhgënjyer jashtëzakonisht shumë.

Në një live dje në rrjetet sociale me miqtë, kam shprehur se Romeo mbeti pa dashnore dhe pa miq atyre brenda, si peshku pa ujë. Në qoftë se këtë javë nuk bën reagime të zgjuara, reagime prej lojtarësh, atëherë Romeo do humbasë jashtëzakonisht shumë pikë tek publiku.

Unë Heidin nuk e konsideroj fare si lojtare, ndërsa Romeo e ka ulur shumë veten, sepse nuk është dashuri ajo që ndjen për Heidin. Është mungesë respekti për formatin kur Heidi thotë se dikush tjetër është lojtar më i fortë se mua. Më fal po t’i çfarë do ti aty brenda?

Leave a Comment