“Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”/ Jul Deda krahason lidhjen e Romeos me atë të Donaldit dhe Trixës: Prit kur të vijë dikush nga jashtë

Jul Deda ka sulmuar Romeo Veshaj pas përfundimit të spektaklit në Big Brother Vip mbrëmjen e djeshme.

Teksa qëndronin në oborr, Juli i tha se Romeo krijoi një histori rozë për të kopjuar lojën e vëllait të tij, Donaldit në BBV1.Hap Pamjet Me Poshte!

Më tej ai ironizoi duke thënë që tani që Romeo u nda nga Heidi, duhet të presim të futet një vajzë tjetër me të cilën ai të krijojë një histori dashurie duke e krahasuar me trekëndëshin Donald-Beatrix-Bora në edicionin e parë.

“Prandaj je lidhur për të bërë skemë. Se e ke shembullin. Prisni kur të vijë ndonjë nga jashtë. Të ndahesh dhe të lidhesh prapë”, tha Juli.

Leave a Comment