Klea Huta “sulmon” Eglën dhe Ledjonën, merr në mbrojtje Romeon: S’po i bëni gjë, veçse e …

Nëpërmjet dy postimeve në Instagram, moderatorja Klea Huta ka ndarë mendimin e saj lidhur me dy banore të ‘BBV3’.

Bëhet fjalë për Eglën dhe Ledjonën, për të cilat Klea ka shkruajtur disa fjalë jo pozitive për to dhe lojën e tyre brenda shtëpisë.

Pak orë më parë pati dhe një reagim nga bashkëshorti i Kleas, Elgit Doda, i cili doli në mbrojtje të mikut të tij, Romeos.

Po të njëjtën gjë ka bërë dhe Klea teksa flet në story-n e parë lidhur me Eglën, duke thënë se e vetmja gjë që banorët po bëjnë është se po e forcojnë Romeon.

Leave a Comment