Sot i arrestuar, një vit më parë Evis Berberi bënte xhiro me Ramën dhe Ballukun në Dhërmi(VIDEO)

Me urdhër të SPAK, mbrëmë u vunë në pranga kreu i ARRSH, Evis Berberi, bashkë me dy biznesmenët e tjerë, Valter Begaj dhe Ervis Lami.

Sa i takon hetimit për korrupsion dhe pastrim parash, rezulton se Evis Berberi ka qenë ortak në një kompani me Valter Begajn. Këtij të fundit i ka dhënë tendera në kohën kur është emëruar drejtori i Eficencës në Energji.Hap Pamjet Me Poshte!

Berberi, i njohur si një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Një detaj tjetër që ra në sy dy ditë më parë, është se kryeministri Rama nuk e kishte marrë me vete kreun e ARRSH teksa inspektoi punimet për ndërtimin e urës të Rruga e Kombit në Kukës.

Megjithatë, vetëm një vit më parë nuk mund të lihej pa përmendur xhiroja me një makinë kabriole që Rama bashkë me zv/ kryeministren Balluku bënë në inspektimin e akseve Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.

Rama dhe Balluku, shfaqen të ulur në sediljen e pasme të automjetit kabriolet, ndërkohë, në timonin e makinës ishte vetë Evis Berberi.

Leave a Comment