Çfarë paralajmërojnë Institutet Sizmologjike nga termeti qe lekundi Ballkanin, ne rrezik këto vende…

Dita e enjte eshte zgjuar me nje termet te forte ne te gjithe zonen e Ballkanit. Termeti ishte me magnitud 5.4 ball dhe eshte ndjere ne Kroaci, Bosnje, Kosove, Shqiperi ne Malin e Zi deri ne Greqi.

Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare (EMCS) njoftoi se epiqendra e tërmetit që u regjistrua në orën 4:06 të mëngjesit, ishte në një thellësi prej dhjetë kilometrash, në qytetin perëndimor të Malit të Zi, Nikshiç.Hap Pamjet Me Poshte!

Departamenti i Sizmologjisë i Institutit për Hidrometeorologji dhe Sizmologji të Malit të Zi bëri të ditur se ka regjistruar një tërmet 5.4 ballësh.

“Ky tërmet mund të ketë shkaktuar dëme materiale në zonën e epiqendrës së tij”, njoftoi Instituti.

Lëkundjen intensive e kanë ndier edhe qytetarët e Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa sipas komenteve në faqen e internetit EMCS, tërmeti është ndier edhe në Kroaci.

Pas tërmetit të parë të fortë të së enjtes në mëngjes, pasoi një seri prej rreth 30 lëkundjesh më të dobëta, u tha gazetarëve të enjten shefja e Departamentit të Sizmologjisë malazeze të Institutit Hidrometeorologjik, Milena Tomanoviç.

Deri tani nuk ka humje jete dhe deme te medha materiale.

Leave a Comment