Shpërthen në flakë pusi i naftës në Fier!

Një pus nafte është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Gjorgoz të njësisë administrative Cakran.Hap Pamjet Me Poshte!

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të kompanisë Albpetrol të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve vetëm brenda disa minutave.

Sipas informacionit të marrë pranë kompanisë, ky pus, është përfshirë nga flakët edhe herë të tjera ndërsa grupi i ekspertizës po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve nuk ka patur asnjë dëm përveçse ndotjes mjedisore pasi zona përreth është mbuluar nga re te zeza tymi.

Leave a Comment