‘Monika në versionin Marigona’; Lorik Cana tregon sa është shqiptarizuar gruaja e tij italiane (video)

Po the Lorik Cana, ke thënë kombëtarja e Shqipërisë. Ky emër nënkuton kapitenin e përjetshëm të kuqezinjve, një nga krenaritë shqiptare në botë, mbrojtësin e paepur të nacionalizmës sonë kombëtare në çdo drejtim.

Dikur na bënte krenarë me topin në këmbë, kudo që luajti futboll në nivelet më të larta, sot mbetet emblemë me veprimtarinë e përditshme në mbrojtje të kauzës historike shqiptare.Hap Pamjet Me Poshte!

Jo më kot është diplomuar për histori-gjeografi në Universitetin e Tiranës, sepse kjo fushë mendimi dhe veprimi përbën një nga pasionet e jetës. Cana njihet për patriotizmin e tij, evokimin e vlerave më të mira kombëtare shqiptare, me çdo mënyrë.

Në këtë linjë shkon edhe videoja e fundit që ka publikuar në Instagram, ku spikasin ngjyrat kuqezi, krenaria që vjen prej tyre. Në video ka përfshirë edhe gruan e tij italiane, që e njohu kur luante me Lazio në Serie A, por tashmë e shqiptarizuar totalisht.

Monica, që ka sjellë në jetë edhe dy fëmijë me ish-kapitenin e kombëtares sonë, një djalë dhe një vajzë, shfaqet me gjilpërë në dorë, duke qëndisur flamurin tonë kombëtar, atë me shqiponjën dykrenare.

Loriku e pyet në video: “Monica, a e di se kush është Marogona? Jo?” E gjitha fokuson “Monica në versionin Marigona”, çfarë ka dashur të nënvizojë Cana në këtë video mjaft domethënëse.

Kujtojmë se Marigona ishte vajza që qëndisi flamurin kuqezi, i cili u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali, ditën që hyri në histori si shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Një datë e madhe kombëtare që festohet çdo vit prej asaj dite nga të gjithë shjqiptarët, kudo që janë.

Leave a Comment