Alarm për bombë, mbyllet stacioni i trenit

Një alarm për bombë është dhënë mbrëmjen e sotme në stacionin e trenit në Kallitheas të Greqisë.

Mediat greke shkruajnë se pas orës 19:00 pati një telefonatë në komisariatin e Zjarrfikësve të Kalitheas ku nga persona të panjohur është dhënë alarmi për një bombë.Hap Pamjet Me Poshte!

Për pasojë, autoritetet kanë mbyllur përkohësisht stacionin e trenit, ndërsa qarkullimi në linjën hekurudhore po kryhet vetëm për aksin Pire-Faliro dhe Tavros-Kifisia.

Nuk dihet edne nëse alarmi është i vërtetë, teksa njerëzit që ndodheshin në stacion janë evakuuar.

Leave a Comment