Dikur ka qenë i famshëm, Eva Alikaj ka dy fjalë për Ermal Mamaqin

Aktorja e famshme e kinematografisë Shqiptare, Eva Alikaj është rikthyer sërish në vëmendje të publikut. Gjatë një interviste me moderatorin Ermal Qori në programin N’Kinema, ajo është ftuar që të ndjekë në kinema filmin e fundit të prodhuar nga Mamaqi “Dy Gishtë Mjaltë”, ndërsa reagimi i saj ka qenë i papritur.Hap Pamjet Me Poshte!

“Ky ka qenë shumë i famshëm, domethënë ka pasur shumë sukses, njëshi, por dyshi nuk e di… e shohim pse jo”, është përgjigjur aktorja.

Kujtojmë që Eva Alikaj ka patur një përplasje virtuale më herët me Ermal Mamaqin, pikërisht duke e akuzuar që ky i fundit nuk e kishte pranuar në film dhe ishte treguar shumë arrogant në bisedën telefonike me të.

Në përfundim të filmit, pyetjes së gazetarit se nëse i pëlqeu filmi, Eva u shpreh shkurt: “E rëndësishme është që është film shqiptar.”

Mos vallë nuk i pëlqeu filmi?

Leave a Comment