Ndahet nga jeta ne moshe te re mesuesja shembullore nga Elbasani

Sot përcjellim me dhimbje për në banesën e fundit një mësuese Veren, një nënë të përkushtuar, një shoqe, kolege, grua e qytetare me vlera të spikatura!

Kontributi i saj i gjatë në mësimdhënie do të bëjë që ajo të mbesë e paharruar përmes brezave që edukoi.
Nderim të thellë për mësuese Verën!
Ngushëllime të përzemërta familjes!
Shpirti i saj u prehtë në paqe!

Sot kemi humbur një njeri të mirë, sot kemi humbur një mikeshë, sot kemi humbur një mësuese shembullore, sot na kanë humbur fjalët, sot ndihemi të gjithë nga pak të humbur. Vera jonë, ti na le një boshllëk të madh që nuk besojmë se do të mbushet kurrë sepse një njeri kaq i veçantë, nuk mund të harrohet kurrë. Ne do të të rigjejmë përditë, në mijëra shprehje e në mijëra emocione, në modelin e korrektësisë, përkushtimit dhe dashamirësisë që na le ti vetë, o Vera. Gjithmonë e gatshme, gjithmonë e papërtueshme, gjithmonë e saktë, gjithmonë ti. Lamtumirë Vera! Lamtumirë mike! Na e pikëllove zemrën! Lusim Zotin që të forcojë familjen tënde, t’u japë ngushëllim prindërve të tu, bashkëshortit dhe vajzave të tua. Ne u jemi pranë me zemër. Të pushoftë shpirti në paqe, Vera! Do të na mungosh…💔

Leave a Comment