E trishtë! I riu i jep fund vetes në Pogradec

I riu i jep fund tragjikisht vetes në Pogradec.

‘Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, informon policia.

Leave a Comment