Makina përplas 63-vjeçarin teksa po drejtonte një motor, transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, ku një automjet me drejtues një 57-vjeçar ka përplasur një motomjet me drejtues një 63-vjeçar.

Policia bën me dije se 63-vjeçari i identifikuar me inicialet M.N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Hap Pamjet Me Poshte!

“Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Krahës-Tepelenë, automjeti me drejtues B. M., 57 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues M. N., rreth 63 vjeç. Per pasojë është dëmtuar M. N., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve’,- njofton policia.

Leave a Comment