“Në urgjencën e Durrësit shtretërit në korridor, na mbyti era e rëndë”

Shëndetësia është një prej sektorëve më të rëndësishëm të një vendi dhe i tillë është edhe buxheti vjetor që përcaktohet nga qeveria.

Por në Shqipëri, pavarësisht këtij buxheti, kushtet dhe shërbimi spitalor lë shumë për të dëshiruar.Hap Pamjet Me Poshte!

Një qytetare që mbrëmjen e sotme ishte në urgjencën e spitalit të Durrësit, ka mbetur e habitur nga kushtet.

Ajo thotë se te urgjenca shtretërit ishin të vendosur në korridorin e spitalit pranë koshave dhe për të ardhur një mjek u deshën mbi dy orë, pavarësisht fluksit të madh të pacientëve.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, qytetarja thotë se në urgjencë ishte një erë e rëndë dhe e padurueshme, por jo era e zakonshme e spitaleve.

Denoncimi i qytetares:

“Pershendetje JOQ Isha sot ne durres tek urgjenca dhe me desh 2 or q te vinte nje doktorr te na vizitonte shkuam se ketej andej dhe kishte akoma shume persona ne rradhe. Era neper urgjenc ishte a padurueshme dhe gjynah per pacientet. Shumica e krevateve ishin neper korridore dhe afer koshave te plehrave madje. Nuk ishte si cdo arome qe gjendet ne spitale ose urgjenca po aroma te padurueshme”

Leave a Comment