Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e kombëtares

Futbolli shqiptar është në zi teksa në mëngjesin e së dielës është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, Teodor Vaso.Hap Pamjet Me Poshte!

Vaso, lindi në Korçë ndërsa si futbollist u aktivizua me Dinamon, Partizanin, 17 Nëntorin dhe Skënderbeun në rolin e mbrojtësit.

Vaso ishte gjithashtu pjesë e kombëtares së drejtuar nga trajneri Loro Boriçi.

Me fanellën kuqezi, Vaso regjistroi 20 paraqitje ku mbahet mend takimi kundër me Republikën Federale të Gjermanisë i mbyllur në barazim 0-0. Vaso është dekoruar me medaljen e artë për merita të shquara nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Leave a Comment