Drejtori i Shërbimeve Publike: Dhamë leje për organizimin e iftarit, ja si e lanë sheshin – nesër pason gjoba

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci, ka parlajmëruar gjobë dhe futje “në listën e zezë” të organizatorit të një iftari mbrëmë, të cilit Komuna i kishte dhënë leje për këtë.Me Poshte!

Brestovci reagoi ashpër duke publikuar fotografi të mbeturinave që u lanë në sheshin “Adem Jashari” në kryeqytet.

“Ua japim lejen per ta organizu IFTARIN ne sheshin Adem Jashari dhe ja ne cfar gjendje i lane hapsirat publike, per tu bere mepastaj pastrimi i ketyre hapsirave barre e njesiteve tona per pastrim emergjent”, shkroi ai.

“Neser pason gjoba dhe futja ne listen e zeze te organizatorit”, shtoi Brestovci.

Leave a Comment