“Sot do hap Instagramin e ri”- Bardhi thyen heshtjen: Me menaxherin s’kam folur që kur dola nga BBV. Foton e nënës në spital e publikoi…

Këngëtari dhe ish-konkurrenti i BBV3, Bardhi Idrizi ka folur ditën e sotme në “Fan Club” për situatat që kanë ndodhur që pas daljes së tij nga formati.

Ai po ashtu mohoi thashethemet nga ish-banorë të Big Brother, se e ëma e tij gëzon shëndet të plotë dhe se ka qenë në festën e 8 marsit në Gjermani.Hap Pamjet Me Poshte!

Sa i përket fotove të bërë publike të së ëmës së tij në spital, Bardhi tha se nëna e tij ka pasur probleme me tensionin, ka shkuar në spital, por nuk ka qëndruar e shtruar aty.

Bardhi tha se foton në Instagramin e tij të së ëmës në spital e ka shpërndarë Jetmiri, të cilit ia ka dërguar e motra e tij

Bardhi: Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.

Leave a Comment