“Romeo i ka ngacmuar Klean”, vjen reagimi i Elgitit pas akuzave të bujshme nga Meritoni, ja çfarë qëndrimi mban këngëtari

Meritoni dhe Romeo kanë patur një debat të ashpër gjatë spektaklit të sotëm në “Big Brother Vip”.

Në momentin e lançimit të publicitetit, Romeo akuzoi Meritonin se merret me gratë e shokëve, duke iu referuar këtu ngacmimeve ndaj Heidit.

Meritoni ia ktheu ashpër tek i tha se në fakt namin për t’u marrë me gratë e shokëve e ka vetë Romeo dhe për këtë i kanë dalë video jashtë shtëpisë.

Meritoni i referohej deklaratave të reperit Clevio i cili është shprehur se Romeo i ka ngacmuar Klean Elgitit.

Romeo e ka kuptuar se çfarë po i referohej Meritoni, ndaj i ka përmendur vetë këta emra.

Pas kësaj situate, një reagim ka ardhur nga vetë Elgiti.

Mesa duket ai vazhdon t’i qëndrojë krah mikut të tij duke mos i marrë parasysh akuzat e Meritonit.

“Lojtar i dobët…Ka 2 orë prime për @romeoveshaj. Për kë do flisnit po mos ishte Romi”- ka shkruar ai me anë të një postimi në InstaStory.

Leave a Comment