U dashurua me djalin 35 vjeç, që tashmë është burg, 14-vjeçarja shpërthen në lot: Dua që ai të dalë!

Ditën e sotme, 14-vjeҫarja që u martua me 35-vjeçarin nga Divjaka, një një lidhje telefonike me “Shqipëria Live”, ka kërkuar që të ribashkohet me partnerin, i cili ndodhet në burg me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve me të mitur.

Mes lotësh, ajo kërkoi që të ribashkohej me 35-vjeçarin, pasi sipas saj vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurt.

Gjithashtu, ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë.

Mes familjeve ka patur konflikte dhe sipas saj, prindërit i kanë thënë “Nuk je më vajza jonë” .

“U njoha me burrin në treg. Araniti nuk e dinte moshën time, i thashë jam 17 -vjeç. Familja ime nuk ishin dakord me këtë marrëdhënie dhe vendosa të largohem. Nuk mendoj asgjë, dua të iki vetëm të shtëpia e Aranitit. Un prindërit e tij i shoh si prindërit e mi. Vetëm dasma ka qenë momenti më i bukur, kemi shumë momente të bukura por ky është më i bukuri. Arsyeja është se nëse shkoj te ta do jem më e qetë dhe nuk do jem me këtë stres që kam. Unë dua ai ai të dalë nga burgu se nuk e [kuptoj se për çfarë arsye… u bë dhe mediatike se kjo më shqetëson dhe më shumë. Se kuptoj pse u bë në këtë lloj akti. Nuk e quaj fajtor”,-shprehet 14-vjeçarja.

E do Aranitin?

“E kam dashur dhe do vazhdoj ta dua. Jam shumë e bindur. Dua të jem me të, kjo është dëshira ime”,-tha 14 vjeçarja.

“Duhet të kesh besim që drejtësia do të funksionojë dhe e dyta ki më shumë ëndrra dhe dëshira për vete të kesh një profesion dhe një punë”,-këshilloi psikologja.

Aranit Arapi nga fshati Kryekuq i Divjakës, është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e 10 janarit të këtij viti.

Prangosja e tij u bë në banesë pasi prej 10 muajsh, ishte në një lidhje me një vajzë 14-vjeçare. E mitura që prej muajit mars të vitit të shkuar, jetonte me familjen e djalit ndërsa këta të fundit kishin bërë edhe dasmë.

Lidhja është kundërshtuar vazhdimisht nga prindërit e vajzës, të cilët e kanë denoncuar rastin në polici.

34-vjecari është shoqëruar disa herë nga uniformat blu, por më pas është lënë i lirë gjatë kësaj periudhe. Prindërit e djalit thonë se vajza ka qëndruar në shtëpinë e tyre me dëshirë, ndërsa diçka të tillë e ka shprehur edhe para policisë.

Gjithashtu, thonë se as ata dhe as djali nuk kanë qenë në dijeni të moshës së saktë të vajzës. Pas arrestimit të 34-vjeçarit, e mitura është larguar nga banesa e tij dhe është nën asistencën e psikologëve dhe sociologëve.

Leave a Comment