Shëngjin/ Mbytet aksidentalisht 2-vjeçari, po luante në shatërvanin e kompleksit ku ishte akomoduar

Një i mitur vetëm dy vjeç nga Afganistani është mbytur në një shatërvan në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kompleksin ku i mituri ishte akomoduar bashkë me familjen.

Mbrëmjen e djeshme, aksidentalisht, duke luajtur, është mbytur në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht, një i mitur afgan, 2 vjeç”, thotë policia.

Ndërkohë grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.

Kujtojmë që prej vitit 2021 në zonën e Shëngjinit janë akomoduar disa shtetas afganë, të cilët u larguan nga vendi i tyre pas pushtimit nga talibanët.

Një pjesë e tyre janë pajisur me vize Amerikanë apo Kanadeze dhe janë larguar nga Shqipëria e të tjerë janë në pritje për t’u larguar.

Leave a Comment