Ish-ministri i Jashtëm grek kërcënon pasi takoi Belerin në burg: Shqipëria s’ka shanse në BE!

Athina vijon të kërcënojë për bllokim të anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, për shkak të çështjes së Fredi Belerit.Me Poshte!

Deklaratat e radhës kanë ardhur nga kryetari i Partisë së demokratëve grekë dhe njëkohësisht ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Andreas Loverdhos.

Ky i fundit pati një takim në burgun e Fierit me kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, i cili është dënuar nga SPAK me dy vite burgim.

“Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Si një profesionist në fushën e ligjeve, një avokat dhe politikan dua të theksoj se në Shqipëri ligjet nuk ekzistojnë. Në raport me rastin e Fredi Belerit, dua të them që nën këto kushte negative institucionale, Shqipëria nuk ka asnjë shans për t’iu bashkuar Bashkimit Europian”, tha ai në një prononcim për mediat.

Leave a Comment