“Është bukur si në Maldive”- Jared Kushner flet për “NYP” në lidhje investimin turistik në Sazan: Kam ndjekur çdo ligj dhe rregull

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump “i ka vënë syrin Ballkanit”. Kështu shkruan gazeta amerikane ‘New York Post’ në lidhje me projektet e reja që Kushner ka në Shqipëri dhe Serbi.

Projekti më ambicioz i Kushner është shndërrimi i ishullit të Sazanit në një resort turistik luksoz të markës Aman.

“Aftësia për të zhvilluar 3 milje vijë bregdetare të bukur dhe një ishull 566 hektarësh në mes të zemrës së Mesdheut është unike,” tha Kushner me The Post.

“Uji është blu kristal si Maldivet. Është e bukur. Plazhet janë të pabesueshme dhe është vetëm një nga këto vende të veçanta”, ka deklaruar dhëndri i ish-Presidentit të SHBA-ve.

Edhe pse projektet mund të kenë shkaktuar debate politike, Kushner është shprehur se “kam ndjekur çdo ligj dhe rregull të etikës”.

Leave a Comment