Bllokoi foltoren, Nikolla përjashton Bashën nga seanca

TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kreun e PD-së së vulës, Lulzim Basha. Arsyeja e përjashtimit ishte se Basha bllokoi foltoren.

“Jeni i përjashtuar zoti Basha. Keni bllokuar foltoren. Po pengoni zhvillimin e rendit të ditës. Ju lutem lironi foltoren dhe sallën”, tha Nikolla.Hap Pamjet Me Poshte!

Pas përjashtimit të Bashës, kryeparlamentarja vendosi ndërprerjen e seancës plenare për 5 minuta.

Jashtë sallës, Basha tha se Kuvendi kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën, por duke përfituar nga aksioni, sipas tij, pa kokë i revolucionarëve, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Ai shtoi se në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura.

“Kuvendi kishte 2-3 mundësi për të detyruar transparencën por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Nuk bëhet fjalë vetëm për Reformën Zgjedhore, por edhe buxheti apo ligji për investimet strategjike. Në Kuvend kishte një marrëveshje mes palëve që PD mos i jepej kohë për t’iu përgjigjur akuzave të hedhura. Pati pretendim sikur sot ishte fundi i një merakatojë, por në fakt merkatoja nis sot”, tha Basha.

Leave a Comment