Lindi tre fëmijë në 10 muaj që nuk janë trenjakë, ja si shpjegohet…gjithçka është e mundur

41-vjeçarja nga Melburni, Sarita Holland i la përdoruesit e rrjeteve sociale të shokuar kur zbuloi se kishte lindur tre fëmijë në 10 muaj, por ata nuk ishin trenjakë. Holland fillimisht lindi vajza, Stevie dhe pak më vonë binjakët Kip dhe Bowie.

“Kam marrë vesh që jam sërish shtatzënë, pasi vajza ime ka mbushur 10 muaj. Tingëllon çmenduri, por kështu ndodhi”, tha Sarita.

Sarita thotë se djemtë kanë lindur para kohe, gjegjësisht në 30 javë e pesë ditë, që do të thotë se të gjithë trashëgimtarët janë në të njëjtën moshë. Nëna pranon se nuk ishte e lehtë të kujdeseshe për foshnjën ndërsa mbante binjakë.

“Për fat kam pasur një shtatzëni të qetë. Situata ishte absolutisht e çmendur dhe mund ta imagjinoni tronditjen time”, tha ajo.

Sarita tha me shaka se “jeta do të bëhet shumë më e shtrenjtë” kur fëmijët e saj të mbushin 18 vjeç.

Historia e pazakontë nga Melburni shkaktoi një lumë komentesh në TikTok, ku Sarita postoi historinë e saj. Videoja është parë më shumë se 1.5 milion herë dhe shumë e pranojnë se nuk do të mund t’i bënin ballë presionit në një situatë të ngjashme.

Një grua ishte kureshtare, kështu që ajo pyeti se “çfarë ndodh kur fëmijët mbushin 18 vjeç?”.

Sarita u përgjigj, “atëherë ata marrin patentë shoferin. Ndaj duhen blerë tre vetura”.

Leave a Comment