Meri Shehu bën parashikimin për javën e fundit të shkurtit, kujdes këto shenja

Në ketë pjesë të tretë, si çdo të hënë në emisionin “Rudina” në Tv Klan, jemi me astrologen e famshme, Meri Shehu, e cila do të na tregojnë se sa yje do të marrin shenjat këtë javë? Ajo u shpreh se kjo është një javë shumë e rëndësishme, ku duhet bërë kujdes me sensin e masës, pasi mund të ketë shpërdorime dhe debate.

“Një javë shumë e rëndësishme kjo që fillojmë. Është edhe java e fundit e shkurtit, e pastaj futemi në javën e muajit mars, pranverën. Po si do jetë kjo javë? Është një javë që sensi i masës duhet ruajtur me çdo kusht. Kur them sensi i masës, do të thotë që do të ketë nervozizëm, shpërdorime; pamundësi për të kontrolluar ndjenjat, debatet, presione e që do t’i përjetojnë shumë njerëz. Sot, nesër dhe pasnesër janë ditë, ku këto ekstremet, ana ekonomike dhe ana personale e ndjenjave do të jenë shumë në luhatje dhe vështirësi të dukshme”, u shpreh Meri Shehu. Hap Pamjet Me Poshte!

Dashi (1 yll)

Çështjet ekonomike janë shumë të vështira ose ata e shpërdorojnë dhe nga kjo, vjen një vështirësi më e madhe më vonë. Edhe në fushën e ndjenjës vështirësohen; dëshpërimisht japin më shumë ose kushtëzohen dhe çdo gjë fillon e tkurret dhe nervozohet, e shkon në një moment jo shumë pozitiv për Dashët.

Demi (3 yje)

Kemi një lloj pozitiviteti mbas datës 28 sepse vendosen disa qëllime të qëndrueshme, disa aleanca të qëndrueshme dhe shoqëri të qëndrueshme, që për Demët deri diku do justifikojnë fundin e shkurtit për të arritur në një mars më të mirë. Por fillimi i javës është me ndarje, me debate, me çështje ekonomike të paqarta.

Binjakët (3 yje)

Do të kenë një fillimjave të favorizuar sepse ata duan të jenë më të lirë dhe ndoshta do të shpëtojnë nga ndonjë marrëdhënie që i ka rezistuar kohës dhe i ka futur në presion. Vërtet kanë qenë marrëdhënie të qëndrueshme, por vetë Binjakët për natyrën e tyre, janë ndjerë të burgosur në këtë marrëdhënie dhe thonë: “Shyqyr shpëtova ose u çlirova”. Mesi i javës është pak me trysni, ndërsa në karrierë do kenë një takim të rëndësishëm.

Gaforrja (2 yje)

Kanë shumë shpenzime ekonomike, por ndiejnë edhe tradhti nga një mik, nga një shok ose nga një qëllim që pretendohet të shkonte mirë, por nuk shkon mirë. Kështu që, duke u ndjerë të tradhtuar nga gjërat që ata besonin më shumë, psikologjikisht ndihen keq. Fillimin e javës do ta shikojnë si të shpenzuar ose si jo të menaxhuar mirë, të paktën në fushën e ndjenjave.

Luani (1 yll)

Shumë vështirë në lidhje me karrierën dhe me punën. Do shpenzojnë shumë nga ana ekonomike, për një investim që nuk do t’u dalë, ose investimet që kanë bërë nuk do japin shumë rezultat. Të paktën deri të mërkurën, shumë Luan do të ndihen në krizë investimesh ose në krizë vetëbesimi.

Virgjëresha (2 yje)

U duket sikur jeta i ka kushtëzuar ose i ka futur me një tunel dhe po detyrohen të bëjnë gjëra dhe nuk ndjehen optimist. Nganjëherë mund të jetë çdo gjë mirë dhe ti duke mos u ndjerë optimist, ndjehesh si i detyruar që të bësh gjëra që nuk të gëzojnë ty. Kujdes shëndetin, fillimi i muajit do të jetë shumë herë më e mirë.

Peshorja (4 yje)

Do fitojnë një çështje ekonomike pas shumë vitesh vuajtje, pengesa, vështirësish. Detyrim që i kanë të tjerët, ose nga një gjyq, nga një marrëdhënie e prishur bashkëpunimi, ose nga një divorc. Shumë Peshore do fillojnë të ndihen më në qejf dhe të marrin një revansh më të mirë, për të mos thënë që fillimi i muajit mund ta gjejë me një punë më të mirë.

Akrepi (5 yje)

Shumë Akrep do vendosin ose do të vënë veten e tyre për të marrë një vendim të rëndësishëm. Pikërisht ky vendim i rëndësishëm, del i suksesshëm dhe kryesisht, në fillim muaji, kemi marrëveshje shumë të mira, kontrata shumë të mira që shumë Akrep do t’i gjejë fillimi i marsit si një lulëzim pak para pranverës.

Shigjetari (3 yje)

Nuk do të shijojnë dot të bukurat e fillimjavës ose lirinë e tyre. Shigjetarët ndihen të detyruar të rrinë akoma në një mjedis familjarë që nuk do të donin, ose në një mjedis pune ku nuk do të donin. Megjithatë, megjithëse kjo trysni ekziston, Shigjetarët do të ndiejnë kënaqësi këto tre ditët e fundit. Nëse e kaloni sensin e masës, mund të shpenzoni gjëra të cilat nuk i keni dhe ju duhet t’i shlyeni më vonë.

Bricjapi (1 yll)

E kanë ndierë veten shumë të çorientuar këtë periudhë, sidomos në çështjet e tyre personale diçka ka shkarë, ose në çështje pune. Pavarësisht kësaj, themi që fillimi i marsit do t’i gjejë shumë mirë. Kështu që Bricjapët duhet të presin fillimin e marsit, pasi do t’i gjejë atje ku duhet: në vendin e duhur, në tokën e premtuar, në vendin e lulëzuar.

Ujori (4 yje)

E meritojnë! Edhe dashuritë, edhe shoqëritë, edhe ambiciet e mëdha, ndodhin tek ujori sepse aty janë planetët më të rëndësishëm në këtë periudhë. Ujorët, me Marsin dhe Afërditën, mund të lozin një strategji shumë të bukur dhe të manipulojnë Zeusin e madh.

Peshqit (5 yje)

I pret një fat i madh nga fundi i javës. Deri atëherë të shikojnë çfarë mund të rregullojnë ose si mund të rezistojnë sepse Saturni i ka kushtëzuar shumë marrëdhënien e tyre. Fundi i javës, fillimi i muajit, do t’i gjejë më mirë, më të stabilizuar edhe më me fat Peshqit, sikur do lindin me këmishë. /tvklan.al

Leave a Comment