Keshilla si të dobësoheni pa dietë – Disa truke për të humbur peshë shpejt

A doni të humbni peshë pa dietë? Duhet ta dini se nuk ka recetë magjike, as ndonjë truk që vlen njëlloj për të gjithë. Për të humbur peshë shpejt këshillohet të kombinoni një dietë të ekuilibruar me aktivitetin fizik, duke marrë parasysh fizikun tuaj dhe mënyrën e jetesës. Ju mund të humbni peshë shpejt në një mënyrë efektive duke përdorur disa truke.

1. Largoni ankthin e të humburit peshë

Ankthi dhe stresi ju bëjnë nervozë dhe rrjedhimisht më të uritur. Mos u demoralizoni, nëse nuk shihni rezultate të menjëhershme. Relaksohuni, ndiqni dietën tuaj të balancuar dhe do të shihni se kilogramët do të largohen pa e kuptuar fare.

2. Mos i kaloni vaktet

Hani 5 herë në ditë, mëngjes, dy zemra dhe dy vakte kryesore. Vetëm në këtë mënyrë ju do ta mbani metabolizmin tuaj në punë dhe nuk do të keni kriza urie.

3. Bëni pazar vetëm pasi të keni ngrënë dhe të ndiheni të ngopur

Raftet e dyqaneve janë plot, çfarë tundimi! Mos shkoni kurrë të uritur kur keni për të blerë!

4. Gjithmonë hani një mëngjes të plotë

Një mëngjes i mirë shmang urinë gjatë ditës. Kjo është arsyeja pse vakti i mëngjesit nuk duhet anashkaluar kurrë. Duke ditur se do të ushqeheni pak më shumë në mëngjes, ju mund të konsumoni më pak në mbrëmje.

5. Lëvizni dhe bëni sport

Të konsumosh pak ushqim nuk të bën punë. Rrisni metabolizmin dhe tonifikohuni duke bërë aktivitet fizik.

6. Konsumoni ushqime proteinike

Proteinat treten ngadalë dhe kjo do t’ju krijojë idenë e ngopjes. Mbi të gjitha do t’ju ndihmojnë të ruani masën e vogël trupore dhe muskujt.

7. Mos blini ushqime joshëse

Mos blini patatina, çokollata apo ëmbëlsira të gatshme. Nëse doni një akullore, dilni dhe merreni, por vetëm një, jo një kuti gjysmëkilogramëshe.

8. Në punë merreni drekën nga shtëpia

80 gramë oriz, perime dhe pak proteina (peshk, mish apo perime) me një lugë gjelle vaj ulliri, kjo është dreka e përsosur dhe e balancuar për të humbur peshë pa ngrënë sanduiçe të gatshme.

9. Flini të paktën 8 orë

Mungesa e gjumit ju bën të ndiheni të lodhur dhe rrjedhimisht më të uritur dhe nervozë.

10. Bëjini të veçanta ushqimet që përgatitni

Mos u zhysni në pjatat e trishtuara dietike, përdorni erëza me ngjyra si kerri apo aromatike si cumino për t’i dhënë gjallëri dhe aromë pjatave tuaja të lehta dhe të shëndetshme.

11.Mos përtypni çamçakëz gjithë ditën

Çamçakëzët shpesh përdoren për të shuar urinë. Krejtësisht e gabuar. Përtypja pa arsye, stimulon urinë dhe shton lëngjet e stomakut … rezultati? Konsumoni më shumë ushqim.

12. Majonezë? Më mirë zgjidhni mustardën

Duhet të përzgjidhni salcat në mënyrë strategjike. Mustarda, për shembull, është shumë më e lehtë se majoneza dhe salca ketchup.

13. Kujdes me ushqimin bufe

Kur je në një ambient me ushqim bufe, tregoni kujdes nëse ndiheni të ngopur, vetëm kështu do të mund të shmangni marrjen e ushqimit të tepërt.

14. Shmangni ushqimet e skuqura

Mes të gjitha mënyrave të gatimit, e vetmja që duhet ta shmangni me çdo kusht janë ushqimet e skuqura, kanë shumë yndyrë.

15. Jo kripës, zgjidhni erëzat si alternativë

Provoni erëza, limon dhe uthull. Kripa shkakton fryrje.

16. Hani vetëm atë që dëshironi

Gjatë drekave apo darkave të mëdha mos konsumoni ushqimet që nuk ju pëlqejnë. Largojini ato pa u menduar dy herë.

17. Hani në mënyrë të thjeshtë

Mundohuni të gatuani receta të shijshme, por jo shumë të përpunuara. Në këtë mënyrë do të kufizoni numrin e përbërësve dhe ushqimi do të jetë i përshtatshëm për një dietë të mirë.

18. Ecni, përdorni shkallët

Harrojeni ashensorin dhe ecni sa më shumë që të mundeni.

19. Stërvituni me pesha

Stërvitja me pesha ju ndihmon të përshpejtoni metabolizmin tuaj dhe të digjni kalori edhe në momente pushimi.

Leave a Comment