E papritur! Dua Lipa thyen rekordin e radhës

Ylli me origjinë shqiptare Dua Lipa do të performojë në Kroaci në qershor të këtij viti dhe biletat u shitën brenda pak minutash në Pula Arena. Pasi u njoftua pak ditë më parë se Dua Lipa do të mbajë një koncert në Pula Arena më 9 qershor, biletat dolën në shitje mëngjesin e djeshëm dhe u deshën vetëm 10 minuta për t’u shitur.

Biletat fillonin nga 79 euro çmimi minimal deri në 490 euro më e shtrenjta. Në turin e ri, këngëtarja me origjinë shqiptare do të shfaq premierë live këngët e albumit të saj të tretë “Radical Optimism”, të cilat nuk do të publikohen deri në maj.Hap Pamjet Me Poshte!

Publiku do të ketë gjithashtu mundësinë të dëgjojë hite si “New Rules”, “Levitating”, “One Kiss” dhe “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit të famshëm “Barbie” si dhe hiti i fundit ” Houdini” me Tame Impala.

Informacioni se ajo do të këndojë në Kroaci u bë i ditur që në janar, ndërsa mediat kroate pohuan se ajo do të performojë dy ditë radhazi. Këngëtarja deri më tani ka paralajmëruar vetëm një performancë. Përveç Lipës, yje të shumtë botërorë do të performojnë këtë vit, duke filluar nga Ed Sheeran, Lenny Kravitz, Avril Lavigne dhe Sting.

Leave a Comment