Lajm i bukur. Lind foshnja me kemishe ne Tirane

🙏Një foshnje që vjen në jetë “me këmishë” (qesen amniotike) në një lindje me operacion çezarian

Specialiteti Obstetër-Gjinekolog, Elton Peçi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram një video që tregon një proces lindjeje të veçantë.Hap Pamjet Me Poshte!

Pamjet janë regjistruar në një spital privat në kryeqytet dhe tregojnë ardhjen në jetë të një fëmije që lind me këmishë.

Lindja me këmishë është një fenomen që ndodh tepër rrallë. Përllogaritjet tregojnë se një rast i tillë mund të regjistrohet në 80 mijë lindje.

Normalisht foshnjat lindin pa qeskën amniotike pasi ajo çahet para lindjes dhe ujërat e saj ndihmojnë fetusin që të dalë jashtë. Por në rastin kur fëmija lind me këmishë, ndodh që kjo qeskë të mos çahet.

📌Lëngu Amniotik / Ja 5 gjëra që duhet të dini
Për ju që jeni shtatzënë, në pritje të fëmijës tuaj, e dini që lëngu amniotik është lëngu që rrethon fëmijën tuaj në mitër. Qesja është e mbushur me lëng të prodhuar nga fetusi (lëngu amniotik) dhe membrana që mbulon anën fetale të placentës (amnion).
Shtatzënia nuk do të ishte e mundur pa lëngun amniotik, i cili shërben si një shënjues i fazave kryesore të zhvillimit në rritjen e fëmijës suaj dhe ka disa funksione të rëndësishme, duke përfshirë:

E mbron fëmijën. Lëngu amniotik vepron si një lloj batanije për fëmijën tuaj, duke e mbrojtur atë nga ndikimet e ndryshme, mund ta konsiderojme një lloj amortizuesi. Ndihmon gjithashtu në mbrojtjen e kordonit të kërthizës dhe krijon një mjedis steril që mbron fëmijën nga infeksionet. Ai gjithashtu përmban lëndë ushqyese që ndihmojnë fëmijën të rritet.

Leave a Comment