Produksioni i ‘Grande Fratello Vip’ i ‘bën gjëmën’ Heidit(Video)

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e këtij edicioni të “Grande Fratello”, ku në muajt e parë ka qenë banore edhe Heidi Baci. Kjo e fundit u largua vetë nga reality show italian.

Ndërkohë mbrëmë teksa u dha një klip final me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, shumë ndjekës kanë vënë re se Heidi nuk u shfaq fare.Hap Pamjet Me Poshte!

Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të “Grande Fratello”.

Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

Shumë fansa të reality show-t pyesnin veten pse u mor ky vendim dhe në rrjet nuk mungoi as ironia. Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP3”.

Leave a Comment