“S’është arritje se hape këmbët”/ Dalina ironizon për debatin Ilnisa-Egla

Debateve në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se nuk i shpëtojnë askujt. Kjo për shkak se banorët kthejnë çdo situatë në gjykime personale dhe ofendime nga më të rëndat, situata të cilat nuk duken bukur në “sytë” e publikut.

Në lidhje me debatin e fundit të zhvilluar mes dy Eglës dhe Ilnisës, ku kjo e fundit iu drejtua aktores duke i thënë: “S’ta ka dhënë Zoti mundësinë të kesh fëmijë”, ka reaguar dhe Dalina Buzi, e cila vitin e kaluar ka qenë një komentuese e rregullt e Big Brother.Hap Pamjet Me Poshte!

Në reagimin e saj, Dalina thekson se të bërit fëmijë nuk është arritje e për më tepër ka shumë nëna të papërgjegjshme që janë bërë me fëmijë.

“Për mua nuk ka sens që ti të mburresh për një gjë që nuk është ndonjë arritje e madhe sepse nuk është e jashtëzakonshme të kesh fëmijë. Nuk është arritje se hape këmbët dhe bëre fëmijë. Arritje është ca zgjedhje bën në jetë, si ja del në kohë të vështira etj. Ç’janë këto shprehje ‘Të ka lënë Zoti kastile pa fëmijë’. Po sa idiotë e të paaftë ka me fëmijë. Po kjo Ilnisa, 30 e ca vjeç, gazetare, mes Tiranës, ç’i ka këto lloj argumentash. E quan dhunti që ka fëmijë dhe atë tjetrën e ka lënë Zoti pa fëmijë. Është shumë budallallëk! Të mburresh se hape këmbët dhe bëre fëmijë!”, tha Dalina.

Leave a Comment