VIDEO/ E nxorri babai nga gara, “Grande Fratello” “hakmerret” kështu me Heidin

Mbrëmjen e djeshme ishte finalja e madhe e këtij edicioni të “Grande Fratello”, ku në muajt e parë ka qenë banore edhe Heidi Baci. Kjo e fundit u largua vetë nga reality shoë italian, pasi i ati shprehu mospëlqimin për lidhjen që ajo kishte krijuar brenda “Grande Fratellos”.

Ndërkohë mbrëmë teksa u dha një klip final me disa nga momentet më të veçanta të këtij edicioni, shumë ndjekës kanë vënë re se Heidi nuk u shfaq fare.Videoja përmbante momente të lezetshme puthjesh, por edhe debate, keqkuptime dhe rivalitete gjatë këtyre gjashtë muajve të “Grande Fratello”.Hap Pamjet Me Poshte!

Disa përdorues vunë re se dy persona mungonin. Bëhet fjalë për Heidi Bacin, e cila u tërhoq nga programi për arsye familjare dhe Monia La Ferrera, e cila u transmetua shumë pak.

Shumë fansa të reality shoë-t pyesnin veten pse u mor ky vendim dhe në rrjet nuk mungoi as ironia. Nuk dihet ende pse produksioni mori një vendim të tillë, por mendohet se ky veprim mund të ketë ardhur si shkak i pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP3”.

Leave a Comment