Horoskopi DITOR, për nesër e MËRKURË 27 mars 2024

DASHI

Sot do jeni shumë inteligjentë dhe të kujdesshëm me gjithçka prandaj nuk kanë për t’iu dalë probleme të mëdha. Nëse keni një lidhje do e keni model partnerin dhe do doni ta kopjoni sa më shumë. Ai për ju i ka të gjitha cilësitë dhe këtë gjë do ja vini në pah në çdo moment. Ju beqarët mund të afroheni me një person në punë që mund të jetë një koleg ose një klient. Jeta profesionale ka për t’iu ecur shumë mirë. Nuk do sforcoheni shumë për të arritur ato që dëshironi dhe gjithë kohës do jeni të motivuar. Në planin financiar situata nuk do jetë e shkëlqyer. Në asnjë mënyrë nuk duhet të sakrifikoni çdo para që keni nëpër duar për të plotësuar qejfet tuaja apo të atyre që ju rrethojnë.

DEMI

Sot do gjendeni shpesh në konfuzion total sepse do ju duhet të bëni disa zgjedhje të vështira. Nëse jeni në një lidhje mirë është të reflektoni gjatë dhe të këshilloheni edhe me miqtë e ngushtë për disa hapa që duhet të hidhni. Edhe nëse keni pasur probleme mirë është që të mos nxitoheni ti jepni fund gjithçkaje. Sipas Horoskopit, ju beqarët duhet të mësoni të kontrolloni veten dhe të bëni kujdes me fjalët sepse disa mund t’ua marrin për keq ato që do thoni. Në punë do ju duhet më shumë durim dhe besim tek vetja. Sado vështirësi të keni asgjë nuk është e paarritshme. Në planin financiar nuk do keni probleme sepse do dini si ti bëni llogaritë.

BINJAKËT

Nëse nuk doni të mërziteni dhe të keni një ditë të keqe, mirë është të mos fiksoheni pas detajeve pa rëndësi. Nëse keni një lidhje debatet do fillojnë që në mëngjes dhe nuk do kenë të ndalur për asnjë moment. Gjithë kohës do ndiheni të mërzitur. Ju beqarët do jeni të shpërqendruar dhe nuk do arrini të përfitoni nga mundësitë e mira që do iu jepen. Për punën do jetë një ditë e pafavorshme kështu që nëse keni menduar për të filluar projekte të reja apo një sipërmarrje mos e bëni sot. Gabimet pranojini dhe kontrollojeni veten sa të mundeni. Në planin financiar do keni gjithë kohës mbështetje nga miqtë dhe nuk do përballeni me vështirësi.

GAFORRJA

Sot do jeni më të privilegjuar dhe çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri. Gjithçka do ndriçohet. Nëse jeni në një lidhje do e filloni ditën qetësisht dhe orë pas ore do shtohen dozat e fantazisë si dhe emocionet. Disa gjeste të thjeshta ndonjëherë mund të ndryshojnë çdo gjë. Ju beqarët do keni një ditë shumë të ngrohtë dhe me takime të papritura që do ua ngrohin zemrën. Përfitoni sa më shumë. Në punë keni për të arritur rezultate më të mira falë këmbënguljes, guximit dhe largpamësisë. Paratë nuk do jenë në gjendje të keqe, megjithatë më mirë shpenzoni me kursim që të keni gjendje të mirë edhe më vonë.

LUANI

Do punoni shumë fort gjatë kësaj dite për të zgjidhur çdo lloj problemi që keni pasur dhe do ja dilni mbanë. Nëse keni një lidhje do diskutoni më lehtësisht me partnerin. Nga ana tjetër ndjenjat për të do jenë aq të forta saqë nuk do tundoheni aspak nga personat e tjerë që do iu joshin. Nëse jeni beqarë do e ndeshni princin e kaltër në momentin që më pas e prisni, por gjithçka do ju ndryshojë si me magji. Në punë do përfundoni me shumë sukses një projekt të nisur prej disa kohësh dhe që ju ka marrë kohë dhe mund. Rezultatet do ju kënaqin ju dhe shefat. Gjendja financiare do jetë shumë herë më e mirë se më parë.

VIRGJËRESHA

Yjet do ju shtyjnë të ndryshoni shumë gjëra sot dhe ta shihni gjithçka me një sy tjetër. Nëse keni një lidhje, do keni një jetë më intensive nëse e dëgjoni partnerin dhe bëni ato që do ju propozojë ai. Zënkat do jenë shumë të pakta dhe fare elementare. Ju beqarët do bëni më shumë përpjekje për ta gjetur dashurinë e madhe, por mundësitë nuk kanë për të qenë shumë të mira. Në punë do ju jepen shumë detyra në të njëjtën kohë sepse shefat ua njohin aftësitë dhe e dinë se mund të realizoni çdo gjë në perfeksion. Mund të merrni edhe ndonjë shpërblim për këtë gjë çka do e përmirësojë buxhetin

PESHORJA

Sot do shkëlqeni në të gjitha fushat dhe kjo do ju japë më shumë energji e poziti-vitet. Nëse jeni në një lidhje nuk do ketë ndonjë shpërthim momentesh intime, ama çdo çast që do kaloni pranë njëri-tjetrit do jetë i mbushur me gëzim, harmoni dhe momente të këndshme. Ju beqaret do kërkoni dashurinë atje ku mund të duket e pamundur, por që në fakt do realizoni një nga ëndrrat më të mëdha. Sipas Horoskopit vip, në punë do iu jepet një mundësi shumë më e mirë për të treguar veten. As vetë nuk e kishit imagjinuar se mund të arrinit kaq lart. Për shkak të këtyre arritjeve do vijnë edhe përfitimet e para financiarë që do ua ngrohin xhepin.

AKREPI

Dita e sotme nuk ka për të qënë shumë e qetë sot megjithatë mirë është të mos nxitoheni për të marrë vendime përfundimtare. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me vështirësi të mëdha. Partneri do ketë disa bindje të gabuara dhe ju duhet të gjeni mënyrën për t’i treguar se gabohet. Po nuk tentuat gjërat mund të përkeqësohen. Ju beqarët do arrini të realizoni disa takime interesante, por nuk do bindeni plotësisht sa për të filluar një lidhje. Në punë do ua dëgjojnë idetë që do keni, por duhet të prisni pak kohë para se të merrni përgjigjet e dëshiruara. Në planin financiar duhet ta dyfishoni vigjilencën.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do i merrni gjërat më seriozisht dhe do arsyetoni para se të hidhni hapa. Çdo gjë do e bëni në momentin e duhur, duke mos lënë asgjë për më vonë. Nëse keni një lidhje do i shprehni akoma më shumë ndjenjat do e bëni marrëdhënien më të bukur. Energjia, gëzimi dhe hareja do jenë pjesë e jetës. Ju beqarët do keni një komunikim shumë të ngrohtë me disa kolegë dhe duke kaluar kohë me ta mund t’i shihni me një sy tjetër. Në punë do jeni të motivuar dhe do keni kurajën të provoni edhe gjëra të reja që nuk keni menduar ndonjëherë se mund t’i arrini. Nëse me shpenzimet tregoheni vigjilentë, Urani do ju ndihmoje të keni së shpejti përmirësime.

BRICJAPI

Ka rrezik që gjatë kësaj dite të ndiheni keq në disa momente dhe do ju duket sikur diçka do ju mbysë. Nëse keni një lidhje mos lejoni askënd të futet në jetën tuaj në çift sepse përveçse nuk do rregullojë asgjë mund të sjelle akoma më shumë telashe. Më mirë se ju vetë askush nuk mund të kujdeset për zemrën. Ju beqarët sado që do mundoheni nuk do realizoni asnjë takim të veçantë. Në punë nuk do pranoni të bashkëpunoni me kolegët dhe ky do jetë një minus që do ua bëjë gjërat edhe më të vështira. Në planin financiar rekomandohet me shume maturi edhe sikur situata të jetë e mirë.

UJORI

Sot ka shumë mundësi të fiksoheni tek detajet e vogla dhe të lini pas dore gjërat thelbësore. Nëse keni një lidhje do jeni të papërqendruar dhe mundet edhe të debatoni kot së koti me atë që keni në krah. Për fat ai nuk do jetë me nerva sepse gjërat mund të shkonin shumë më keq. Ju beqarët do bëni gabime të njëpasnjëshme dhe as nuk do filloni lidhje e as nuk do jeni të qetë. Në punë do vonoheni me përfundimin e detyrave që iu janë dhënë dhe keni për të marrë kritika nga shefat. Gjërat nuk do ju ecin ashtu si keni dashur. Financat do mundoheni ti organizoni më mirë, por nuk do ja dilni dot mbanë.

PESHQIT

Mund të duket e çuditshme, por sot ju do vlerësoni rutinën. Qetësuese dhe aspak stresuese ajo ju mundëson të endeni nëpër mendime. Nëse keni një lidhje partneri mundet edhe t’iu kritikojë për lënien disi pas dore dhe marrjen e gjërave si t’iu vijnë. Duhet të bëni diçka ndryshe për ta mbajtur atë pas vetes. Ju beqarët do pranoni të dilni me këdo dhe ky do jetë një gabim sepse do tregoni edhe gjëra që nuk duhet. Në punë nuk do keni shumë vështirësi. Mirë është që të jeni paksa më të vëmendshëm dhe të mos lejoni të tjerët të përfitoni nga aftësitë që keni. Financat do jenë inkurajuese dhe do ndiheni më të qetë.

Leave a Comment