Debat i ashpër, Rike “shpërthen” në lot pas ofendimeve të Eglës: ‘Je e shqepur nga koka tek këmbët’

Edhe pse u duk se mosmarrëveshjet mes tyre ishin zgjidhur, Rike dhe Egla janë përfshirë në një debat të fortë sot. Gjithçka ka nisur teksa vajzat po bëheshin gati për spektaklin e sotëm dhe u përplasën për pasqyrat. Debati më pas agravoi në ofendime.

“Je një thartirë e vërtetë që kalon dhe hedh fjalë rrugëve. Limon je. Shiko se do pëllcasësh moj vajzë nga inati. Fut hundët ku do që jam unë.”- tha Egla

“Kujdes se mos e shqepësh atë Riken moj”– iu drejtua Egla Françeskës që po i rregullonte flokët Rikes.

“Më vjen keq që del si e çmendur”– ishte kundërpërgjigjia e Rikes.

Megjithatë, debati nuk u mbyll këtu, teksa në fund, Rike përfundoi duke qarë.

“Ti e kruan me mua, bën si naive surrati yt.”- tha Egla, teksa rike u largua duke qarë.

“Më thotë e shqepur nga koka tek këmbët, më ofendon rëndë. Unë i thashë thjesht egoiste për pasqyrën”- tha Rike mes lotësh.

Leave a Comment