Aktori i njohur operohet në zemër, kjo është gjendja e tij

Aktori i njohur Reshat Arbana i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu bëri me dije se aktori ekipi mjekësor kreu ndërhyrjen përmes një terapie moderne të insufciencës kardiake, duke vendosur tre sonda elektrike në zemer që realizon sinkronizimin e tkurrjes së muskulit të zemrës në tërësi dhe që përmirëson funksionin e zemrës dhe cilësinë e jetës.

Ndërhyrja delikate u realizua nga ekipi i mjekëve kardiologë dhe infermierore të Spitalit Universitar Nënë Tereza, Dr. Shk. Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina dhe infermiere Antuela Shkëmbi dhe Xhoana Xhanaku.

Leave a Comment