Ish-banorja e BBV3, zbulon sekretin: U bëra nëna e tre vajzave në moshën 28-vjeçare!

Julia Ilirjani ka qenë e ftuara speciale e Bietës në programin “Ftesë në 5” ditën e sotme, në të cilën ka rrëfyer eksperiencën e saj në BBV po ashtu edhe disa detaje ekskluzive nga jeta e saj private.

Julia ka nisur rrëfimin e saj rreth njohjes me ish-bashkëshortin, për të cilin shprehet se ka qenë një dashuri me shikim të parë.

“Jam njohur në shtetrrethin. Kisha dalë për të pirë një gotë me një shoqe, ishte prill, si tani. Ai hyri në lokal dhe unë, sa e pashë, më tërhoqi vëmendjen sepse në atë kohë, në 97-ën, të rrallë ishin burrat që mbaheshin, por nuk e dallova për faktin se ishte i huaj. Më pëlqeu por vetëm kaq, Kemi jetuar për dy vjet në Shqipëri, pastaj mbaroi kontratën dhe posti i radhës ishte në Itali, ku u zhvendosa edhe unë”.

Julia ka treguar se ish-bashkëshorti i saj ka patur dy vajza nga martesa e tij e mëparshme. Në kohën që Julia kishte sjellë në jetë vajzën e saj, dy vajzat e ish-bashkëshortit erdhën të qëndronin me të pasi nëna e tyre kishte ndërruar jetë në një aksident automobilistik.

Julia ka zbuluar gjithashtu se ish-bashkëshorti i saj vendosi të largohej, duke e lënë aktoren vetëm me tre vajzat, e cila u kujdes derisa ato të ishin të pavarura për të vijuar jetën e tyre.

“Ka qenë i martuar dhe ka patur dy vajza me një grua gjermane. Kur unë kam lindur vajzën, pa u bërë një muaj, ish-bashkëshortja e tij ndërron jetë në një aksident. Pa u bërë muaji që unë isha bërë nënë, vajzat e ish-bashkëshortit tim i mora në shtëpi dhe nuk e mendoja që ato duhet të rrinin në asnjë qendër.”

“Dhe unë u bëra me tre fëmijë, që ishin 11 dhe 13 vjec në atë kohë. Kjo ishte një përgjegjësi shumë e madhe që mendoj se e kam mbajtur shumë mirë. U përpoqa të isha një shoqe për to. Në një moment të caktuar, ish-bashkëshorti im nuk e mbajti dot presionin dhe kërkoi që të ishte në një vend tjetër me punën dhe unë u vendosa pas një viti e gjysme me tre fëmijë në një shtëpi vetëm, 28-29 vjeçe isha në atë kohë”.

“Unë shkova në Jemen dhe bëra një bisedë të gjatë dhe pash se nuk po jepte një zgjidhje se si do shkonte kjo por unë nuk mund t’i lë gjërat pa planifikuar, duhet të kisha një ide se çfarë do të ndodhte dhe se si do të vazhdonte jeta jonë. Kur nuk mora një siguri të tillë, vendosa sa vajza e madhe të bëhej 18-vjeçe që të mbante dhe motrën e saj dhe më pas u shkëputa. Pastaj vendosa të kthehesha në Shqipëri.“

Leave a Comment