Prifti 63 vjeç martohet me vajzën 12 vjeçe. Ndizet zemërimi në komunitet. Nusja u zgjodh si gruaja e tij kur ishte 6-vjeçe

GANË- Një prift në moshën 63-vjeçare ka shkaktuar zemërim në Ganë duke u martuar me një vajzë 12-vjeçare. Prifti, Nuumo Borketey Laweh Tsuru XXXIII, u martua me të në një ceremoni të zakonshme të mbajtur të shtunën. Videot dhe fotot e ngjarjes së të shtunës, ku morën pjesë dhjetëra anëtarë të komunitetit, janë shpërndarë gjerësisht në mediat sociale, duke shkaktuar një protestë në mesin e shumë ganezëve.

PAMJET I KENI KETU!

Nii Bortey Kofi Frankwa II, një udhëheqës i komunitetit lokal, tha të dielën se roli i vajzës si gruaja e priftit është “thjesht traditë dhe zakon”. Ai shtoi se vajza ka nisur ritet për tu bërë gruaja e priftit gjashtë vite më parë, por procesi nuk e ka penguar shkollimin e saj. Vajza pritet t’i nënshtrohet një ceremonie të dytë zakonore për ta pastruar për rolin e saj të ri si gruaja e kryepriftit. Ceremonia gjithashtu do ta përgatisë atë për përgjegjësitë martesore si lindja e fëmijëve.

Tsuru është një “Gborbu Wulomo”, ose kryeprift tradicional i komunitetit indigjen Nungua në kryeqytetin, Akra. Si udhëheqës shpirtëror, prifti është ndër udhëheqësit tradicionalë të rangut më të lartë të komunitetit. Ai kryen sakrifica në emër të komunitetit, lutet për mbrojtjen e komunitetit, zbaton praktikat kulturore dhe udhëheq ritet tradicionale gjatë ngjarjeve të tilla si vendosja e krerëve tradicionalë. Ligji ganez njeh martesat zakonore, por nuk lejon martesat e fëmijëve nën maskën e kulturës ose traditës.

Leave a Comment