‘Do të të dua gjithmonë’! Çfarë ndodhi mes Ilnisës dhe Meritonit? Gazetarja qan me ngashërim

Ilnisa Agolli, paraditen e sotme është zgjuar në gjendje jo të mirë emocionale.

Ajo ka filluar të qajë, ndërsa partneri i saj Meriton Mjekiqi i ka qëndruar pranë duke i thënë se pa marrë parasysh se çfarë i sjell jeta, gjithmonë do ta dojë.

Kujtojmë se dyshoja ndodhet në izolim në dhomën e bardhë së bashku me Egla Cenon. Të tre janë përjashtuar me zarf të zi nga Big Brother Vip 3 për shkelje të rregullave dhe mbrëmjen e së shtunës, vetëm dy nga të tre do të kenë mundësinë të bëhen sërish pjesë e garës.

Pjesë nga biseda:

PAMJET I KENI KETU!

Meritoni Mjekiqi: Pa marrë parasysh se çfarë na sjell jeta mos harro se të dua shumë dhe do të dua gjithmonë. Ok, për njeriun që je.

Ilnisa Agolli: Sot kam pasur shumë nevojë për ty.

Meritoni Mjekiqi: Këtu jam shpirt. Pse s’më zgjove nga gjumi.

Ilnisa: Më vinte keq se po flije.

Meritoni: Për mua të vjen keq? Duhet të më zgjosh dhe të më thuash zemrush kam nevojë për ty.

Ilnisa: Po flije dhe me erdhi keq.

PAMJET I KENI KETU!

Meritoni: Duhet të më zgjosh, Meriton kam nevojë për ty.

Ilnisa: Te koka jote më mori gjumi mua.

Meritoni: E di.

Leave a Comment