“Nuk ka pas natë, që s’kam qarë”, ish-banorja e BBV rrëfen për periudhën kur punonte si eskortë

Edona James ka qenë njëra ndër personazhet që i dha dinamikë, momente qesharake si dhe mjaft “zjarr” edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.Me Poshte!

Ndonëse, ka folur hapur gjerësisht për jetën e saj private, së fundmi ka ndarë detaje të tjera të një periudhe të jetës së saj të cilën e kishte kaluar në vështirësi; bëhet fjalë për periudhën ku vendosi që përfundimisht të ndryshonte gjininë.

Ajo tha se operacioni kushtoi rreth 100 mijë euro, kështu që i duhej të mblidhte paratë.

“Gjatë asaj periudhe kom punuar si eskortë, për t’i mbledhur paratë e operacionit. Normalisht më vinte zor, një shoqe ma ofroi si mundësi. Ka pas periudha që ka shkuar edhe deri tek marrëdhënia, unë e kam thënë gjithmonë. Ka pas periudha kur kam pas marrëdhënie me dikë”, ka thënë Edona në një intervistë për Prive.

“Nuk kishte natë që s’kam qarë. Edhe thosha me vete se kur vjen dita me i mbledh paratë e operacionit”, deklaroi ish-banorja e BBVK-s.

Edona James gjithashtu tha se në ditën kur kreu operacionin, ishte dita kur ishte rilindur sërish; ishte viti 2013 kur për herë të parë kreu operimin për ndryshimin e gjinisë së lindjes.

Leave a Comment