“O laraskë mos më prek me dorë…”, debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës. Rrjeti shpërthen kundër Ilnisës

‘Vëllai i Madh’ ka vendosur banorët e shtëpisë përpara një tjetër sfide ditën e sotme. Pak momente më parë ka nisur dhe ‘Loja e Rezistencës’ ku banori që qëndron më gjatë do të fitojë një çmim prej 3 mijë euro.

Ilnisa është banorja e parë e cila u skualifikua prej kësaj loje dhe Juli i dyti, sakaq banorët e tjerë janë duke qëndruar mbi butonin e kuq që duhet të mbajnë shtypur në mënyrë që loja e tyre të vazhdojë. Pamjet me poshte!

Pasi Ilnisa dhe Juli janë skualifikuar loja ka vijuar.

Sakaq një debat nisi mes saj dhe Ledjonës, dy banoret e ‘BBV3’ që kanë kaluar në ofendime dhe tone të larta me njëra-tjetrën. Kjo nuk është hera e parë që vajzat kanë përplasje me njëra-tjetrën pasi për ditë me radhë kemi parë të njëjtat skena me banoret dhe gjithmonë sherri nis nga Ilnisa. Kjo e fundit tentoi t’i prishë lojën Ledjonës.

“O laraskë mos më prek me dorë se jam në lojë. Mos hajde në terrenin tim. Ke marrë zemër ë? Unë jam ajo që ta heq surratin e ul kokën poshtë e nuk e ngre më”, u shpreh Ledjona për Ilnisën, ku kjo e fundit qëndronte përballë saj e cila mundohet që t’a shpërqendrojë Ledjonën prej lojës.

Pas këtij veprimi të shumtë kanë qenë komentuesit që kanë shpërthyer në kritika ndaj Ilnisës. Dhe kjo nuk është hera e parë…

Leave a Comment