E rëndë në Durrës, 3-vjeçarja bie aksidentalisht nga kati i shtatë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës mbrëmjen e sotme.

Policia bën me dije se rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.Hap Pamjet Me Poshte!

Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Leave a Comment