Del video e re e përplasjes mes Elia Zaharisë dhe Princ Lekës/ Momenti kur babai i aktores zbret nga shkallët dhe në dorë mban një statujë druri

Një tjetër video është publikuar nga momenti i përplasjes brenda në shtëpi të ish-çiftit mbretëror, Princ Lekës dhe Elia Zaharisë.Hap Pamjet Me Poshte!

Në video shihet momenti kur Gjergj Zaharia, babai i aktores, ka në dorë një statujë druri.

Të njëjtin pretendim ka thënë në policia edhe Princ Leka, i cili ka deklaruar se është sulmuar nga Gjergj Zaharia. Princi pretendon se ish-vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror.

Në dëshminë e tij në Polici Princ Leka ka deklaruar se babai i Elias, Gjergj Zaharia e ka goditur me shkelma, madje i ka grisur dhe xhupin. Ndërsa ka shtuar se gjatë konfliktit, Gjergj Zaharia ka marrë një statujë prej druri dhe e ka qëlluar.

Nga video shikohet që Elia Zaharia e ndjek Princ Lekën nëpër ambientet e shtëpisë, duke i kërkuar llogari pse ky i fundit goditi babain e saj 70 vjeç.

Nderkohe qe ai degjohet teksa thote nuk preka gje me dore dhe tenton te ike, por me njeren dore mban celularin duke filmuar ish-bashkeshorten e tij.

Debati:

Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë.

Princ Leka: Nuk kam prekur me dorë gjë fare

Elia Zaharia: Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç.

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim

Princ Leka: Auu

Elia Zaharia: Unë do të çoj në gjyq ty. O i pashkollë. Diplomat i ke falsifikuar

Elia Zaharia: Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, je i pashkollë, ke vetëm 4 klasë shkollë.

Ndërkohë Syle Mulosmanaj është ai që përpiqet të ulë gjakrat.

Çfarë ka ndodhur mes ish-çiftit?

Kujtojmë se policia raportoi se ditën e djeshme (5 mars) Princ Leka është paraqitur në komisariatin nr.1 dhe ka denoncuar ish-bashkëshorten dhe ish-vjehrrin e tij, Gjergj Zaharia se kanë ushtruar dhunë ndaj tij.

Ndërkohë të njëjtin pretendim ka pasur edhe Eliza Zaharia se ka deklaruar se është dhunuar nga Princ Leka, me të cilin ka edhe një vajzë, Princeshë Geraldinën.

“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi L. Z., 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja E. Z., 42 vjeçe, dhe shtetasi Gj. Z., 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases E. Z., e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi L. Z. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme”, njofton policia.

“Më grisi xhupin, më goditi me statujën e drurit”

Në dëshminë e Princ Lekës ai ka treguar detaje nga konfrontimi fizik mes tyre në rezidencën e Familjes Mbretërore në rrugën “Murat Toptani”. Në padinë në komisariatin numër 1 të Tiranës, i ka deklaruar se ka shkuar në banesën e tij për të takuar vajzën, Princeshë Geraldinën, të cilën e ka me ish-bashkëshorten Elia Zaharia.

Por shtoi ai, në momentin që ka takuar të bijën 3-vjeçare është përballur me fyerjet dhe kërcënimet e ish-vjehrrit të tij, Gjergj Zaharia.

Sipas Princ Lekës, babai i ish-bashkëshortes iu është drejtuar duke i thënë që: “Ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua”.

“Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendojë e kërcënojë, sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën”, ka deklaruar ai, teksa shtoi se situata ka agravuar dhe ish vjehrri e ka dhunuar, duke e goditur me statujë dhe duke i grisur xhupin.

“Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia. Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë (statujë druri) me të cilin më ka goditur”, pretendoi Princ Leka.

Leave a Comment