Gentiana Sula rrëfen “sekretet” e martesës 30-vjeçare me bashkëshortin

Gentiana Sula tregoi sonte në “Quo Vadis” me moderatore Pranvera Borakajn sekretin e martesës 30-vjeçare me bashkëshortin e saj Gentian Sula.

Kryetarja e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit tha se ka shumë gjëra të përbashkëta me bashkëshortin, të cilat sot e kësaj dite nuk i ka gjetur te asnjë person tjetër.Hap Pamjet Me Poshte!

“Mami je inspirimi ynë”, fëmijët surprizojnë Gentiana Sulën në studion e “Quo Vadis”
Pjesë nga intervista

Pranvera Borakaj: Jeni në një foto me bashkëshortin, keni qenë studentë në këtë kohë. Njiheshit si pjesëmarrës në olimpiada të ndryshme, por në momentin që finalizuat raportin tuaj, çfarë i pëlqeu Gentës te Genti?

Gentiana Sula: E para kemi një emër, Genti është zhvillues sot, as nuk është menduar në atë kohë që të bëhej zhvillues, por atëherë ajo që na ka bashkuar ishte dëshira për t’i shkuar thellë gjërave, për t’i menduar të mëdha gjërat, për t’i parë larg.

Pavarësisht se ne kemi gjëra shumë të ndryshme bashkë ne kemi ca gjëra që na bashkojnë, që unë nuk i kam gjetur te njeri tjetër sot e kësaj dite edhe jam mirë që lidhja jonë është trashëguar, kemi bërë fëmjë, kemi bërë secili nga ne karrierën e vetë, por natyrisht secili nga ne nuk mund të thotë që nuk e ka njëri-tjetrin brenda vetes. Në shtator bëjmë 30 vite martesë./vizionplus.tv/

Leave a Comment